Çfarë është Teknologjia Open Source / Teknologjia me Burim të Hapur?

Akademi AL

Last Update 7 muaj më parë

Softueri me burim të hapur është softuer i ndërtuar nga një bazë kodi që çdokush mund ta inspektojë, modifikojë dhe përmirësojë në bazë të nevojave qe ai ka.

"Baza e kodit" është pjesa e softuerit që shumica e përdoruesve nuk e shohin kurrë; pra është kodi që zhvilluesit manipulojnë për të ndryshuar mënyrën se si funksionon një pjesë e softuerit - një "program" ose "aplikacion". Programuesit që kanë akses në kodin e një programi kompjuterik mund ta përmirësojnë atë program duke shtuar funksionalitete në të ose duke rregulluar pjesë që jo gjithmonë funksionojnë siç duhet.

Inovacioni në arsim mbështetet në teknologjine Open Source dhe në ditët e sotme sistemet kryesore të menaxhimit të mësimit po i kthejne softuerët e tyre me burim të hapur.

Teknologjia Open Source ofron mundësi pothuajse të pafundme për studentët, mësuesit, instruktorët dhe kompanitë për të inovuar dhe për të përfituar nga përmbajtje të pasur mësimore dhe për të ofruar një arsim cilësor tek të gjithë ata që kanë nevojë. Shumë njerëz inkurajohen nga kjo për t'i vënë burimet mësimore në disponueshmëri për komunitetet e tyre me një kosto të arsyeshme ose dhe falas për të gjithë.


Një produkt Open Source bashkon komunitetin e programuesve me nxnënës dhe mësues nga të gjitha moshat në mbarë botën dhe rrit mundësitë për ngritjen e arsimit cilësor për të gjithë komunitetin.

Mënyra se si një produkt Open Source funksionon eshtë shumë e thjeshtë.

Si fillim zhvilluesit e softuerit punojnë për të bërë bazën e kodit mbi të cilin aplikacioni ueb apo mobile ndërtohet publik. Kodi mund të publikohet në një Host Interneti online në shërbime si GitHub apo GitLab me komentet dhe dokumentacionin përkatëse për zhvillues të tjerë të cilët do të punojnë mbi këtë kod.

Zhvilluesit e tjerë mund të thërrasin këtë bazë kodi dhe të vazhdojnë të kodojë duke i dhënë funksionalite të tjera, duke përmirësuar një funksionalitet aktual, duke fshirë komponentë të ndryshëm apo dhe duke krijuar të rinj duke i përshtatur gjithmonë sipas nevojave që një shkollë, mësues, biznes etj ka.


Akademi.al lindi si pasojë e nevojës që arsimi shqiptar pati gjatë vitit të pandemisë për të pasur një platformë të unifikuar për të gjitha shkollat tërësisht në shqip duke ofruar arsim cilësor përmes saj. Edhe tani, pasi arsimi është kthyer në metodologjinë fizike tradicionale, nevoja për të pasur një arsim cilësor pa dallim shkolle, qyteti apo fshati është rritur në mënyre eksponenciale, duke pasur parasysh gjithashtu dhe decentralizimin e vëndeve të punës (sidomos ato në IT) nga Tirana kundrejt qyteteve të tjera.

Për këtë arsye, një alternative për të përdorur një LMS tërëisht shqiptare e ndërtuar nga shqiptarë është dhe Open Akademi.


Me Open Akademi, zhvillues të ndryshëm që kanë dëshirë të kontribuojnë më ekspertizën e tyre duke e përmirësuar produktin mund të ridrejtorhen në bazen e kodit të publikuar në GitHub.

Gjithashtu, personat të cilët nuk kanë aftësitë e duhura teknike për të bërë ndryshime direkt në bazën e kodit, ne kemi përmirësuar produktin tonë për ta bërë akoma dhe me të lehtë krijimin e një LMS për arsye personale në rastin e mësuesve apo edukatorëve dhe për arsye trajnimi stafi të brendshëm për organizatat e ndryshme.

Was this article helpful?

0 out of 0 liked this article

Still need help? Message Us