Cfarë duhet të bëj pas regjistrimit?

Akademi AL

Last Update 2 vite më parë


1. Direkt pasi keni konfirmuar krijimin e llogarisë dhe jeni kycur duhet të zgjidhni shtetin nga ku po merrni mësimin.

2. Zgjidhni një foto profili (keni mundësine të zgjidhni një nga avataret e gatshëm ose mund të klikoni butonin Ngarko për të zgjedhur dhe vendosur foton tuaj personale.

3. Pas këtij hapi duhet të zgjidhni nivelin tuaj arsimor sipas alternativave të dhëna.

4. Klikoni klasën tuaj sipas alternativave dhe me pas butonin Vazhdo.

5. Më pas do t’ju shfaqen të gjitha lëndet për të cilat akademi.al ofron akses ne leksione.

6. Ju keni mundësinë të përzgjidhni të gjitha lendët duke klikuar Të gjitha ose mund t’i përzgjidhni ato një nga një.

7. Tani mund të vendosni kodin e klasës suaj virtuale nësë e keni një të tillë. (Klasa virtuale krijohet nga mësuesi/-ja juaj dhe i’u mundëson të zhvilloni mësimin tërësisht online.)

8. Klikoni butonin Përfundo dhe prisni derisa Dashboard-i juaj të konfigurohet.

9. Urime! Ju sapo arritët në Dashboard-in tuaj!

Was this article helpful?

512 out of 707 liked this article

Still need help? Message Us