Si të shtoj një Klasë live?
Akademi AL
Last Update 3 vite më parë
1. Pasi keni klikuar tek klasa juaj virtuale, klikoni butonin Përmbajtja për të vazhduar me hapin e rradhës
2. Klikoni butonin +Shto dhe do t’ju shfaqet menu-ja me opsionet Video Leksion, Klasë Live, Detyrë, Provim dhe Ëebinar
3. Për të shtuar një klasë live klikoni mbi Klasë live
4. Do t’ju shfaqet një dritare dialoguese e cila ju njofton se duhet të kontrolloni email-in për të aktivizuar llogarinë e krijuar në Zoom
5. Pas këtij hapi klikoni butonin Kuptoj
6. Vendosni Emrin/Temën e klasës suaj live dhe përshkrimin I cili nuk është I detyrueshëm
7. Klikoni tek fusha Afati I perfundimit dhe përzgjidhni nga kalendari datën dhe orën se kur zhvillohet klasa live
8. Për të shtuar materiale ndihmëse klikoni butonin +Shto poshtë Materiale Shtesë
9. Tani klikoni butonin Ruaj lart në të djathtë
10. Urime! Klasa live u shtua me sukses.