Si të shtoj një Video Leksion?

Akademi AL

Last Update 8 muaj më parë


1. Pasi keni klikuar tek klasa juaj virtuale, klikoni butonin Përmbajtja për të vazhduar me hapin e rradhës

2. Klikoni butonin +Shto dhe do t’ju shfaqet menu-ja me opsionet Video Leksion, Klasë Live, Detyrë, Provim dhe Webinar 

3. Për të shtuar një video leksion klikoni mbi Video Leksion

4. Përzgjidhni javën e mësimit në të cilën ndodheni

5. Vendosni Emrin/Temën e Video Leksionit tuaj dhe përshkrimin i cili nuk është i detyrueshëm

6. Klikoni tek fusha Afati i përfundimit dhe përzgjidhni nga kalendari datën dhe orën se kur video leksioni juaj duhet të shihet nga nxënësit

7. Në qoftë se ju e keni publikuar video leksionin tuaj në YouTube klikoni butonin URL nga YouTube dhe ngjisni linkun përkatës tek fusha bosh

8. Për të shtuar materiale ndihmëse klikoni butonin +Shto poshtë Materiale Shtesë

9. Klikoni sipas rastit Dokument ose Link dhe ngarkoni nga kompjuteri juaj ose ngjisni linkun respektivisht në fushat përkatëse

10. Tani klikoni butonin Ruaj lart në të djathtë

11. Urime! Video leksioni u shtua me sukses.

Was this article helpful?

71 out of 82 liked this article